Ferizaj

Deputetja Musliu : Për mjekët do të ketë përmirisim të kushteve të punës

By FerizajPress

February 09, 2021

Deputetja e Kuvendit të Kosovës e cila sërish është në garë për një mandat të ri në legjislaturën e cila do të dal pas zgjedhjeve Saranda Musliu bashkë me kolegët e saj kandidatë nga LDK  kanë vizituar sot punëtorët shëndetësor në institucioneet mjekësore në Ferizaj.

Ajo në një postim në rrjetet sociale ka thënë se angazhimin nisur do ta vazhdojë edhe më tutje për të realizuar më shumë projekte që sigurojnë kushte më të mira të punës për këta punëtorë.

“Mjekët dhe infermierët e Ferizajt i takova sot me shumë kënaqësi për të bashkëbiseduar për sfidat , sukseset dhe preokupimet e tyre.

Në fjalimet e mia në Kuvend jam munduar që t’ua jap përkrahjen maksimale gjatë periudhës së vështirë të përballjes me pandeminë. 

Po ashtu jam e lumtur që propozimet dhe alternativat që kam dhënë kanë gjetur hapësirë për zbatim.

Të ju quajmë heronjë e gardianë të shëndetit tonë e kemi të lehtë, por e di që juve më shumë u duhet shtytje për përmirsim të kushteve në të cilat punoni .

Dhe kështu do të ndodh meqë vizioni ynë për një shëndetsi moderne vetëm sa ka filluar.

Të dashur mjekë e infermierë ferizajas u lumtë për anagazhimin që tregoni në urgjenca shëndetsore por edhe në punën e përditshme. 🚑💉💊.

Pë Shtetin. Shtet

Voto LDK 132

Voto Saranda Musliu3️⃣0️⃣✅ “ ka shkruar deputetja Musli