Ferizaj

Deputetja Musliu: Me votën tuaj për LDK-në vazhdohen sukseset e Kosovës

By FerizajPress

January 31, 2021

Elektorati i fshatit Neredime u ka dhënë mbështetje të fuqishme sonte kandidatëve të Lidhjes Demokratike të LDK -së për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Saranda Musliu e cila ishte deputete edhe në mandatin e kaluar në fjalën e saj ka kërkuar mbështetjen e banorëve të kësaj ane për të vazhduar projektet e suksesshme të Qeverisë Hoti.

“Për neve që po kërkojmë votën tuaj është e rëndësishme secila kërkesë dhe nevojë që do të na e drejtoni. Dhe ju tashmë e dini se si kjo Qeveri e udhëhequr nga LDK u përball me shumë sfida por për më pak se një vit shënoi edhe mjaft suksese. Të tjerët mund të hartojnë plane për rimëkëmbje por njerëzit e LDK-së ka kohë që po i zbatojnë ato” ka deklaruar deputetja Musliu në takimin me banorët e fshatit Neredime.