Lajme

Deputetja Haxhiu për Komisionin shtetëror: Turpi i tyre nuk ka për t’u hequr asnjëherë

By FerizajPress

February 24, 2017

Haxhiu ka kërkuar  nga komisioni që le të dëshmojë që Mali i zi nuk po rritet me territor. Pastaj në rreshta poetik deputetja Haxhiu e ka sulmuar komisionin duke e quajtur tradhtar.

”Kryeakademiku dhe vartësit e tij le të dëshmojnë që Mali i Zi nuk po rritet në territor , në vend të deklaratave tashmë të “sëmura” se Kosova nuk humb asnjë metër katror . Ky është turpi i tyre që nuk ka për t’iu hequr asnjëherë. Kadare në një poezi kur flet për tradhëtinë , shkruan: Qindra vite shkuan: Ti lëviz si ankth, Dimëron në qiej – por dheu s’të qas , Në kalldrëme shekujsh- troku yt i zi, Mojsi i Golemëve – gjeneral Moj-ZI !”, ka shkruan Haxhiu në rrjetin social facebook. /Lajmi.net/