Lajme

Deputetja e VV’së porosi LDK’së: Mos u barrikadoni me Presidentin, ndoshta arrijmë sot koalicionin

By FerizajPress

December 14, 2019

Anëtarja e kryesisë, Albulena Haxhiu është deklaruar para mediave pas takimit të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu ka thënë se kërkesa e LDK-së për Presidentin është e padrejtë.

“Kërkesa për Presidentin nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e padrejtë” , ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se takimi i djeshëm ka qenë i frytshëm dhe ne po bëjmë përpjekje maksimale që të arrijmë një marrëveshje.