Ferizaj

Deputetja e LDK-së i gëzohet projektit madhor për Ferizajn

By FerizajPress

December 17, 2020

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Saranda Musliu , e cila vie nga Ferizaj ka shprehur sot përmes një statusi në rrejtin social Facebook gëzimin e saj për nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për Ferizajn.

Sipas saj realizimi i këtij porjekti është me rëndësi tepër të madhe për bizneset dhe qytetarët e Ferizajt dhe se do ta modernizojë infrastrukturën në këtë zonë.

Ferizajas të dashur

Qeveria të cilën e udhëheq kryeminsitri Hoti do ta realizojë edhe një projekt tepër të rëndësishëm infrastrukturor për rajonin e Ferizajt.

Rruga Prelez i Jerlive- Fshat i Vjetër me 4 korsi dhe rikonstruktim tërësor i urës në Bibaj është proejkti i radhës që do ta modernizojë pamjen e kësaj zone.

Brenda dy vitesh do të jetë realitet kjo ide për të cilën është nënshkruar marrëveshja sot, edhe me partnerët tanë ndërkomnbëtar.

Ndërkaq unë jam e lumtur që bashkë me të gjitha autoritetet locale mdhe qendrore po angazhohemi që biznesit ferizajas dhe qytetarëve po u sjellim projektin me dobi shumë shumëfunksionale.

LDK ka në misionin e saj vetëm punët e mira për të gjithë.