Lajme

Deputetja e Kuvendit përkrah Lutfi Hazirin për kryeministër

By FerizajPress

July 09, 2018

E ftuar në një emision televiziv deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku ka treguar se kë do ta përkrahte për kryeministër të Kosovës, duke përjashtuar Avdullah Hotin, pasi ai ka tentuar një herë të bëhet kryeministër e nuk ia ka arritur. Bunjaku personalisht e përkrah kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin, pasi edhe vet është nga Gjilani, shkruan rtv21.tv. Deputetja, Bunjaku deklaroi se Haziri e meriton më së shumti të jetë kryeministër i Kosovës. Pasi është njeri me përvojë e që ka kaluar shumë procese, por në fund janë strukturat brenda LDK-së që vendosin se kush do të jetë kandidat i tyre për kryeministër.