Lajme

Deputeti socialist: Nuk kemi frikë nga protestat e 18 shkurtit

By FerizajPress

February 08, 2017

Braçe tha se protestuesit mund të vinë si të duan dhe me çfarë të duan pasi askush nuk mund të rrëzojë një qeveri legjitime, aq më pak disa banditë.

Sipas Braçes protesta dhe bojkoti i parlamentit nga PD ka vetëm një qëllim, të vonojë ngritjen e komisioneve të Vetingut.

Duke folur për zgjedhjet e 18 qershorit në emisionin ‘’45 minuta’’ në Report Tv të gazetarit Denis Minga, ai tha se PS e ka të qartë zgjidhjen për të vazhduar koalicionin me LSI por shtoi se hezitimi deri tani ka ardhur nga LSI.