Dy persona, njeri prej tyre deputet i PD-së, kanë arritur të shpëtojnë 2 pushues sot nga mbytja në Gjirin e Lalzit. Ata, ironikisht, zëvendësuan rojet e munguara të kryebashkiakut Vangjush Dako dhe të kreut të Agjensisë së Bregdetit, Auron Tares. Dy ndihmuesit janë Gent Strazimiri dhe Gent Luga. Ndërkohë, në Porto Romano sot u mbyt i 10-ti person për 2018. Policia ende nuk ka dhënë informacion për ngjarjet.