Ferizaj

Deputeti Reçica apelon te qytetarët që kanë pasur kontakt me personat pozitiv me COVID19 të lajmërohen te institucionet shëndetësor

By FerizajPress

April 11, 2020

Deputeti Elmi Reçica, pas konfirmimit të rezultateve   positive me COVID10 nga 18 qytetarë të komunës së Ferizjt ka bërë apel te të gjithë ata që kanë pasur kontakt me ta  të lajmërohen në institucinet shëndetësore.

Gjithashtu,I  ka bërë  thirrje  edhe  Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera përgjegjëgjëse që sa më parë të ndërmarrin veprimet e nevojshme parandaluese për të mbajtur situatën nën kontroll, si dhe të bëjnë gjurmimin e personave të cilët kanë kontaktuar me personat e prekur me virus dhe t’iu bëhen testet e virusit Covid-19.

Të nderuar bashkëqytetarë të Ferizajt,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tashmë ka njoftuar për 18 raste pozitive të prekur me virusin Covid-19 nga komuna e Ferizajt.

Me këtë rast, iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pasur kontakte me ferizajasit që tashmë kanë rezultuar të infektuar me virusin COVID-19, të lajmërohen tek institucionet shëndetësore përgjegjëse.

Gjithashtu, iu bëj thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera përgjegjëgjëse që sa më parë të ndërmarrin veprimet e nevojshme parandaluese për të mbajtur situatën nën kontroll, si dhe të bëjnë gjurmimin e personave të cilët kanë kontaktuar me personat e prekur me virus dhe t’iu bëhen testet e virusit Covid-19.

Ju lutemi, përmbahuni rekomandimeve dhe udhëzimeve, qëndroni në shtëpitë tuaja, mbani distancën sociale, mbroni veten dhe familjet tuaja!