Fillimisht të dhënat janë publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin shtetasi me emrin Pëllumb Nili shprehet se arma që mbante Strazimiri në protestën e Liqenit është një pistoletë “Hekler und Kosh” e dhuruar prej tij.
Kjo gjë ka shtuar dyshimet e policisë, e cila e ka marrë në pyetje këtë shtetas që ka deklaruar se u kishte dhuruar dhjetë pistoleta disa shtetasve, mes tyre edhe një armë Gent Strazimirit.
Policia pretendon në materialet e referuara në Prokurori se arma që kishte Strazimiri nuk është arma që ai dorëzoi në polici e për të cilën ai kishte shkelur afatet e dorëzimit, por një armë tjetër.
Këto të dhëna i referohen Prokurorisë nga policia që këmbëngul jo vetëm hetimin e deputetit për armëmbajtje pa leje, por edhe për pranim dhurate.
Aktualisht në Prokurorinë e Përgjithshme për protestën e Liqenit janë kallëzuar nëntë deputetë, që të gjithë për kundërshtim të policisë dhe shkatërrim pronë e tubim të paligjshëm.
Përpos këtyre veprave, deputeti demokrat Strazimiri është i kallëzuar edhe për armëmbajtje pa leje.
The post Deputeti nuk e dorëzoi armën që e mbante (Video) appeared first on Lajminet.