Lajme

Deputeti i PDK-së kundër demarkacionit: “Mundet Kosova me ndryshu, por Naiti jo”

By FerizajPress

February 24, 2017

Sipas tij, Kosova humb territor më ketë marrëveshje, duke bërë kështu të kundërshtoi edhe qëndrim e PDK dhe ekspertëve që u deklaruan se Kosova është ‘ok’ me sipërfaqe bile me demarkacion është edhe më e madhe, raporton lajmi.net.

Pra, as faktet që solli Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit, i cili tha se është rritur sipërfaqja e Kosovës nga 10.887 në 10.905.25 nuk ka bërë që të ndryshohet mendja e Hasanit.

Qëndrimi i deputetit të PDK-së, nuk do të ndryshojë edhe në qoftë se ndryshon krejt Kosova mendje, kështu të paktën i tha Hasani lajmi.net.

“Mundet Kosova me ndryshu, por Naiti jo”, theksoi ai. /Lajmi.net/