Ferizaj

Deputeti i LVV-së kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

By FerizajPress

January 24, 2022

Ndryshe nga bashkëpartiakët e tjerë, deputeti Burim Karameta, është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit, theksoi se duhet të bëhet politikë bashkë me qytetarët.

“Unë do ta ndajë një mendim ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën. Unë do të jem kundër rritjes eventuale, shtrenjtimit apo rritjes së energjisë elektrike”,ka thënë Karameta.

“Gjatë gjithë kohës fushatën e kemi udhëhequr duke thënë se deri tash është bërë politikë me qytetarët, tanë do të bëjmë politikën bashkë me qytetarët. Po bëjë thirrje të bëjmë me qytetarët politikën tani e tutje, të fokusohemi te ta. Deputetë e qytetarë, do të ndajë një mendim ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën. Nuk do të jem kundër asnjë dokumenti e asnjë vendimi shqip, ku përfitues janë familjarët tanë. Do të jetë vota ime kundër rritjes eventuale të rrymës”, tha Karameta.