Lajme

Deputeti i LDK-së: Pse mos të bëhet qeveri gjithëpërfshirëse?

By FerizajPress

July 17, 2017

Deputeti i zgjedhur Naser Rugova pohoi në Info Magazine të Klan Kosovës se Kosova është në krizë dhe se nuk bën të lihet vendi pa qeveri.

“Nëse jemi të gjithë bashkë, dhe akordohemi të gjithë bashkë për disa reforma pse mos të bëhet një qeveri e tillë ku janë të gjithë – pasi janë sfida serioze për vendin”, pohoi Rugova.

“Mos ta lëmë vendin pa institucione dhe mos ta bllokojmë vendin”.

Naser Rugova tha se mbase koalicioni fitues PAN, s’i ka numrat, prandaj nuk thirret seanca nga Parlamenti.

“Konsideroj që nuk janë numrat, po të ishin presidenti do ta thërriste seancën dhe do të shkohej tutje”.

Megjithatë Rugova më vonë shtoi se PDK-ja ka nevojë të shkojë në opozitë. Ai ka deklaruar edhe se do të ishte e papranueshme të formohej një qeveri që do të ishte peng e votave të Listës Serbe.