Lajme

Deputeti i LDK-së i sugjeron partisë ta lëshojnë Kuvendin

By FerizajPress

July 02, 2018

Duke marrë për bazë se tryezat e partive politike nuk po prodhojnë zgjidhje dhe datë të mundshme për zgjedhje të parakohshme, deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi i ka propozuar partisë që ta lëshojë Kuvendin nëse mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë nuk hidhet në rend të ditës. Në një postim në Facebook, Kelmendi ka shkruar se opozita tashmë e ka të qartë se nuk e ka paanshmërinë e presidentit i cili inicion ngritjen e mocionit nga vetë Qeveria, transmeton Indeksonline. Më poshtë postimi i Kelmendit: Presidenti të inkurajojë Qeverinë për mocion ose LDK ta lërë Parlamentin Qeveria dhe numrat real të saj! Qeverisë për të qenë ligjore dhe e fuqishme, me besueshmëri, i nevojiten ti ketë 61 deputetë, nga 120 deputet sa ka parlamenti. Sipas prezantimeve politike Qeveria aktuale ka shumë më pak numra se sa i nevojiten për të shtyrë procese të thjeshta dhe të mëdha. Andaj duke e parë se tryezat nuk po e nxjerrin rezultate dhe as afat për zgjedhje të parakoheshme, na mbeten vetëm dy mënyra të zgjedhjes ss kësaj çështjeje: -Mocioni, mosbesimi të cilin mundë ta ngrisë opozita çdo herë kur edhe opozita i ka numrat e nevojshëm -Kur Presidenti verën se pozita nuk i ka numrat dhe në këtë rast inkurajon qeverinë të kërkoj vet mocionin e mirëbesimit. Opozita tashmë e ka të qartë se nuk e ka paanshmerinë e presidentit i cili inicon ngritjen e mocionit nga nga vet qeveria, që verifikon se a e ka shumicën në parlament, dhe nga ky realitet shuohim se kemi një qeveri vetqëndruese e cila po përdorë fuqinë politike të forcës dhe mosiniciativen e presidentit. Andaj nga kjo situatë rrjedhimisht partitë opozitare obligohen të veprojnë. Partitë opozitare, në këtë rast, së pari LDK-ja duhet të paraqesë platformën e mosprezencës në parlament deri ne momentin që pozita e vendos në rend të ditës mocionin e mosbesimit apo besimit qeverisës. Dalja nga Parlamenti me këtë synim nuk paraqet dëm për asgjë, por veçse paraqet vendosmëri politike me mesazh të qartë se nukë duhet të mbështetet Qeveria e cila nuk e ka plotëfuqishmërinë e nxjerrjes së ligjeve dhe vendimeve. Pas vendosjes se mocionit në votim atëherë opozita, me theks të veçant LDK-ja, do duhej të kthehej në parlament. Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës, LDK /Indeksonline/