10.10.2017. Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Haxhi Avdyli në një takim me kandidatin për Asamblenë Komunale të Ferizajt Burim Ugzmajlin, i ka premtuar se do të përkrah projektet për zonën e Jezercit, prej nga rrjedh familja e tij.
“Sot në ambientet e grupit parlamentar të LDK-së më vizitoi kryetari nëndegës së Jezercit dhe kandidati për Asamblenë e Komunës së Ferizajt Burim Ugzmajli. Burimi si një njeri punëtor , i respektuar mbetet një zë autentik i zonës prej nga rrjedhin rrënjët e familjes sime. I konfirmova që do ketë përkrahjen time nga Kuvendi për çdo projekt për përparimin e zonës turistike të Jezercit dhe mbrojtjen e natyrës se kësaj zone” ka shkruar Avdyli.