Ferizaj

Deputeti Elmi Reçica insiston që Ferizaj të bëhet me kyqjen e dytë në autostradën “Arbën Xhaferi”

By FerizajPress

July 31, 2018

Deputeti Reçica gjate seancës plenare te Paralamentit të Kosovës, ngriti çështjen e kyqjes së dytë të Ferizajt në autosraden “Arben Xhaferi”, duke insistuar qe Ferizaj, si qyteti i tretë për nga numri banorëve dhe i dyti për nga zhvillimi ekonomik, meriton qe të ketë edhe nje kyqje të dytë, ku përposë lehtësirave në kyqje të qytetarëve, do të ishte jashtëzakonisht e mirëseardhur për bisneset ferizajase që tash e sa vite janë duke kërkuar këtë gjë. E menjëhershme ishte përgjegjja e Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili tha se kyqja e re do të ndodhë në këtë vit.