Lajme

Deputetët nuk votojnë raportin e RTK-së

By FerizajPress

July 11, 2016

Në mungesë votash, Kuvendi nuk ka miratuar Raportin e Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015. Deputetët e pranishëm në sallë nuk kanë votuar as pro as kundër këtij raporti, duke bërë kështu që të mos i marrë votat e duhura.

E kjo bëri që të reagoi Sabri Hamiti, i cili tha se kjo nuk është në rregull. „ Kjo i bjen si deputet që krejt ato zonja e zotni, kot i keni thanë se nuk iu intereson fati i këtij votimi. Ju po zhvilloni gjoja se polemika dhe kur vjen puna e vendosjes ju nuk jeni as pro as kundër“, tha ai..

Me 53 për, 6 kundër dhe 6 abstenime Kuvendi miratoi Raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015. Ndërsa me 30 për, 21 kundër dhe 20 abstenime nuk kalon Raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015.