Lajme

Deputetet e LVV-së vendosin shenjën e kufirit me Malin e Zi

By FerizajPress

June 27, 2016

Pese deputetet të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj-Bujupi dhe Smajl Kurteshi kanë vendosur logon e Republikës së Kosovës, afër kufirit me Malin e Zi.

Deputeti i LVV-së, Fisnik Ismaili nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka shpjeguar arsyen e këtij veprimi.

“Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht”, ka shkruar ai.