Sport

Deputetë, politikanë e këngëtarë të enjten testojnë stadiumin e Prishtinës

By FerizajPress

June 25, 2018

Salihu që ka qenë i ftuar në emisionin ‘Fan Zone’ në RTK, ka njoftuar se stadiumi i qytetit në Prishtinë që tani do të mbajë emrin e legjendës Fadil Vokrri, do të testohet para zyrtarëve të UEFA-s dhe FIFA-s. “Fillimisht, stadiumi i qytetit në Prishtinë tanimë do të emërohet ‘Fadil Vokrri’. Ne do të bëjmë ndeshjen testuese ku mëtojmë që t’i ftojmë deputetët, politikanët, estradën në njërën anë dhe veteranët e futbollit në anën tjetër më datën 28 qershor”, deklaroi Salihu për RTK-në. Ai tutje bën të ditur se testimi do të bëhet në mbrëmje, ku edhe do të ndizen reflektorët./Lajmi.net/