Deputeti Elmi Reçica së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin, kanë vizituar në spitalin e Pejës të lënduarit në aksidentin e sotëm të autobosit në aksin rrugorë Istog-Pejë.
“Së bashku me ministrin e shëndetësisë, z. Uran Ismaili, vizituam në spitalin e Pejës të lënduarit nga aksidenti i trafikut në aksin rrugor Pejë-Istog, i uruam shërim sa më të shpejtë, gjithashtu përgëzuam stafin mjekësor për kujdes ndaj tyre” ka shkruar Elmi Reçica.
Ndryshe në një njoftim të tij Spitali i Pejës ka konfirmuar se janë duke u trajtuar 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit. Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 24 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës.
“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në ftyrë dhe pjesë të trupit “thuhet në njoftimin e Spitalit. I njëjti ka sqaruar se spitali tashmë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.