Ferizaj,04.03.2021 Lidhur me disa raste të grabitjeve dhe mashtrimeve të kryera në Ferizaj,Prishtinë dhe Prizren gjatë vitit 2020, pas një pune hetimore nga hetuesit policor nga Sektorit rajonal në Ferizaj si dhe mbledhjen provave dhe dëshmive materiale lidhur me këto raste , sot me datë 04.03.2021 nga autoritetet e Maqedonisë Veriore është deportuar në Kosovë i dyshuari A.B. (m/Sh/Kosovar 21 vjeçar) i cili ka qenë në kërkim. Pas përfundimit të procedurave ligjore,me urdhër të Prokurorit të shtetit ,i njejti është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh deri në kompletimin e lëndës, thuhet në raportin e policisë së Ferizajt.