Lajme

Departamenti i Shtetit anulon ndalimin e vizave për të huajt, myslimanët mund të hyjnë në SHBA

By FerizajPress

February 04, 2017

Departamenti i Shtetit thekson se më shumë se 60 mijë të huaj nga shtatë vendet me shumicë myslimane që kishin viza “janë marrë përkohësisht” në përputhje me vendimin e Trumpit për mos lejim të udhëtimit në SHBA

Departamenti i Shtetit thotë se kanë filluar të punojnë rreth kthimit të vizave, pasi që Departamenti i Drejtësisë është informuar për vendimin e gjykatësit federal, transmeton lajmi.net.

Më tej shtohet se personat që kanë qenë të përfshirë në vendimin e Trumpit dhe që kanë vizë mund të udhëtojnë në SHBA. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Trump: Urdhëri qesharak i gjykatësit në Seattle do të hidhet poshtë