Lajme

Departamenti i Gazetarisë organizon javën e ardhshme “Prishtina Media Days”

By FerizajPress

April 30, 2017

“Raporti i gazetarisë më të vërtetën”. Kjo është tema e konferencës ndërkombëtare që organizohet javën e ardhshme nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe organizatën SEMO.

Ky organizim treditor nis në Ditën e Lirisë së Shprehjes, më  3 maj, dhe mbahet në objektin e Fakultetit të Filologjisë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë studiues të gazetarisë, profesorë e gazetarë nga vende të ndryshme të botës përfshirë Australia, Gjermania, Rumania, Turqia, Brazili, Norvegjia, Kroacia etj.

Do të diskutohen në panele të ndryshëm prej mediave të reja e deri të problemet e televizioneve publike në Europën Juglindore.

Më poshtë mund ta shihni agjendën e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”.