Denoncon burri nga Tirana: Dikush ma shfrytëzon gruan për prostitucion

By FerizajPress

August 01, 2016

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se A. N.,banues në Tiranë, denoncon se G.L. 44 vjeç, i shfrytëzon bashkëshorten F. N., 34 vjeçe, për prostitucion.

“Më datë 30.07.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. L., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi, shtetasi A. N., 43 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se i shfrytëzon për prostitucion bashkëshorten F. N., 34 vjeç, banuese në Tiranë. Neni 114/a/4 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, nga burimet mësohet se 43­vjeçari është shprehur para hetuesve se ngjarjen e ka mësuar nga bashkëshortja e tij 34­vjeçare.

Kjo e fundit mësohet të ketë thënë se G. L., e ka shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë të konsiderueshme kohore, pa dëshirën e saj.

Mësohet se 44­vjeçari përdorte kërcënimet e tij për të bindur 34­ vjeçaren që të prostituonte, madje edhe mos t’i tregonte askujt për atë çfarë ai bënte.

 

.