Lajme

Dënohet shtetasi i Maqedonisë në Austri për propagandë naziste

By FerizajPress

April 09, 2016

Deutsche Welle në gjuhën maqedonase bën të ditur se porosia ”Kthehu Hitler” në Facebook, i ka kushtuar një shtetas të Maqedonisë dënimin me dy vite e gjysëm burg në Austri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Juria e gjykatës të qytetit Sankt Poelten, të enjten e kaluar, njëzërit e shpalli të fajshëm të dënuarin për shprëndarje të propagandës naziste, që është rreptësisht e ndaluar në më shumë vende evropiane.

Maqedonasi me profesion kuzhinjer, para Gjyqit është arsyetuar se nuk ka patur njohuri se është duke kryer vepër penale. Ai në Facebook ka publikuar fotografi të ushtarëve gjerman dhe foto të Hitlerit.