Dënohet shqiptari i grupit të “infermierëve”, që trafikonin drogë me ambulanca të rreme

By FerizajPress

July 05, 2016

Në gjykatën e Birminghamit u fol për sasi “vërtet kolosale” të kokainës, heroinës dhe ekstazisë.

Droga fshihej pas paneleve të një flote të tërë ambulancash holandeze që hynin në Britaninë e Madhe me target nga portet me pacientë dhe infermierë të rremë në to.

Policia beson se në të paktën 45 rrugë, droga që u qarkullua vlente në tregun e rrugës 1.6 miliardë stërlina.

Autoritetet britanike kujtoniM se ambulancat vinin në Angli për të transportuar prej andej turistë të sëmurë holandezë, ku madje njëri prej tyre ishte me paterica.

Detektivët britanik, dy nga pjesëtarët e grupit, mes tyre edhe shqiptarin, Kastrati, i kanë arrestuar në vendngjarje pas ndalimit të një ambulance nga Agjencia e Luftës kundër Krimit.

Shifrat e përfshira në këtë konspiracion droge flasin vetë për përmasat dhe sofistikimin e përdorur për trafikimin e një sasi marramendëse droge nga Holanda në Angli. Pjesëtarët e grupit kriminal, 6 anglez, mes tyre një shqiptar, gjatë 50 udhëtimeve në periudhën 2014-2015, nga Amsterdami në Londër e Birmingam, kanë sjellë një sasi droge e cila sipas Agjencisë Kombëtare të Luftës kundër Krimit, kapte shifrën e 1.6 miliardë sterlinave, njofton BBC, transmeton syri.net.

Dënimet e tyre shkojnë në 94 vjet burg, ku shqiptarit nga Londra, 42 vjeçarit Petrit Kastrati iu dhanë 17 vjet e gjysmë heqje lirie, shkruan Gazeta Express. Shqiptari me banim në Crystal Palace, në jug te Londrës ishte korrier i një grupi tjetër kriminal, të cilit gjykatësi i çështjes Francis Laird, iu drejtua duke i thënë se “ju jeni një korrier i besueshëm, ku keni pasur një rol të rëndësishëm në këtë konspiracion”.

Detektivët britanik janë shokuar nga ky konspiracion, jo vetëm për sasinë jashtëzakonisht të madhe të drogës të cilësisë së parë me vlerë 1.6 miliardë sterlina, por edhe sofistikimit të paprecedentë të operacionit, i denjë për skenar filmi.

.