Ferizaj

Dënohet për mashtrim të klientëve ish zyrtarja e TEB

By FerizajPress

March 01, 2018

Mihane Plakaj, e cila akuzohej se ka mashtruar klientët e bankës “TEB” në Ferizaj, ka lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Prizren, sipas së cilës ajo është dënuar me 5 muaj burgim, por një dënim të tillë ajo nuk do ta mbajë nëse brenda dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Sot, gjatë seancës së shqyrtimit fillestar, prokurori i rastit, Genc Nixha, ka njoftuar kryetaren e trupit gjykues, Ajser Skenderi se me të akuzuarën Mihane Plakaj, në praninë edhe të mbrojtësit të saj, avokatit Arianit Koci, kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.

E akuzuara Plakaj, ka deklaruar se marrëveshja është lidhur me vullnet të lirë dhe pa presion, apo shtytje nga ndokush, duke u pajtuar me dënimin e propozuar dhe heqjen dorë nga e drejta në ankesë kundër aktgjykimit që del nga kjo marrëveshje, raporton Betimi për Drejtësi.