Lajme

Dënohet me burg të përjetshëm turku që vrau dy shqiptarë

By FerizajPress

October 21, 2016

Murat Baran ekzekutoi me armë dy shqiptarë, të cilëve u kishte ndaluar hyrjen në lokalin e tij për motive raciste.

Të nesërmen, Agron Berisha 41 vjeç dhe Elis Mustafa 28 vjeç, sapo hynin në lokalin e tij, u qëlluan nga 44-vjeçari turk, shkruan AbcNews.

Njëri prej tyre mbeti i vdekur në vend, kurse shqiptari tjetër u plagos. Turku nuk ndaloi të shtënat, duke lënë të plagosur edhe disa kalimtarë të rastit.

Pasi hyri sërish në lokalin e tij, qëlloi në kokë shqiptarin që kishte mbetur i plagosur. Gjykata e Antverpenit dha dënimin maksimal ndaj turkut, atë të burgimit të përjetshëm.

.