Lajme

Dënohet me burg gruaja e Millosheviqit

By FerizajPress

June 27, 2018

Gjykata e Lartë në Beograd ka dënuar sot me një vit burg Mirjana Markoviq, bashkëshorten e ish-presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq. Markoviq është dënuar pasi që akuzohej se ka pasur ndikim në anëtarët e komisionit qeveritar për ndarejn e paligjshme të banesave qeveritare në vitin 2000. Bashkë me Markoviqin janë dënuar edhe disa ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.