Lajme

Dënohet banda shqiptare në Itali, iu gjetën 1 milion euro në kamion

By FerizajPress

June 27, 2018

Një gjykatë e shkallës së parë në Itali ka dënuar me 7 vite burgim shqiptarin Vital Meçon, 43 vjeç, me banim në komunën Cento dhe pesë vite burgim për marokenin Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç. Meço dhe Benazzi u arrestuan bashkë me spanjollin Joaquin Marnez 37 vjeç, Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç, mëngjesin e 23 tetorit 2017, gjatë operacionit policor të koduar “Cargo”, i realizuar nga policia e Ferraras. Ky aksion u ndërmor nga Ekipi Shtetëror i Policisë Mobile, i koordinuar nga menaxheri Andrea Crucianelli, i cili për disa javë kishte për të punuar për operacionin “Cargo”. Që nga fillimi i tetorit ata kishin informacion lidhur më këtë sasi droge e cila pre j të vinte në Itali. Për 20 ditë policia ka monitoruar lëvizjet e grupit, deri kur ata u kapën në mesnatën e ditës së dielë. Një automjet i rëndë që mbante ku frutash si, mandarina, portokall dhe shegë, brenda kishte dhe tetë pako të mbyllura me 110 kilogram marihuanë.