Burri me inicialet N.Q është dënuar me katër muaj burg me kusht nga Gjykata e Ferizajt për shkak se kishte rrahur djalin e tij. Ai para gjyqtarit Shabi Idrizi e pranoi fajësinë se kishte rrahur djalin. Ndërsa i biri nuk kërkoi nga gjykata që të dënohet babai i tij pasi që tha se ata tani kanë përmirsuar raportet dhe dhuna nuk është përsëritur. Prokuroria e akuzon N.Q se me 5 tetor 2019 rreth orës 20;30 në shtëpinë e tyre të përbashkët ka përdorur forcë ndaj të dëmtuarit-djalit të tij A.Q. Aktakuza thotë se dhuna ka rezultuar pas një fjalosje të ndodhur aty për aty, ku edhe e sulmon fizikisht të dëmtuarin, duke e kapur për fyti dhe rrëzuar në tokë