Dënohet 14 vjet burg, shqiptari që masakroi me thikë të dashurën në Zvicër

By FerizajPress

August 02, 2016

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2014, në Fislisbach, pjesë e kantonit Aargau.

Gjykata e Qarkut në Baden ka urdhëruar gjithashtu që autori t’i paguajë 3.000 franga vëllait të viktimës, si dhe të paguajë shpenzimet gjyqësore.

Dënimi u dha në përputhje me kërkesën e prokurorisë, ndërkohë që pala mbrojtëse kërkoi një dënim prej 5 vitesh burgim maksimumi.

Ata shkuan në Zvicër në pranverën e vitit 2014 për të gjetur punë. Ish e dashura e  ndjerë e 37-vjeçarit u morr në punë nga një familje në Fislisbach, ndërsa ai mbeti i papunë dhe jetonte në një hotel.

Dy muaj më pas, u kthye në Shqipëri. Duke përfituar nga largimi i tij, vajza ndërroi numrin e celularit dhe ndërpreu kontaktet me 37-vjeçarin, raporton “Swiss info” përcjell Syri.net.

Më 24 shtator, 37-vjeçari u kthye në Zvicër. “Doja të flisja me të, sepse pa të nuk mund të jetoja”, tha ai në gjykatë.

Një ditë më pas, me tre thika me vete, ftoi ish të dashurën në një bar për të diskutuar. Pasi e kuptoi se vajza nuk donte të kthehej më me të, e goditi me një grusht dhe më pas me thikë rreth 50 herë. Vajza vdiq në vend, ndërsa autori u kap pas një arratisje të shkurtër.

.