Editorial

DËNIMET DHE FAMILJA

By FerizajPress

July 21, 2018

Shkruan : Gazmend Badivuku

Për secilin mërgimtarë është e bukur dhe emocionuse koha e kontrollit dhe pregatitjes së veturës enkas për destinacionin, vendëlindje. Tashmë shumë nga familjet kanë nga dy e më tepër ngasës të licensuar të veturave. Te brezi i gjeneratave të vjetra është e pashmangëshme harta klasike, e rrugëve dhe largësisë deri te caku, kurse brezi i vozitësve të ri me njohuri bazike nga TI me programe dhe hartat virtuale më lehtë orientohen në drejtim drejt shqiptarisë.

Familijari ynë, i vuajtur për atdhe, i lodhur nga punët, por i kujdesshëm, i dashtun dhe sipas traditës bujar dhe zemërgjërë disi nuk lejon t’korritet në vendlindje pa ndonjë dhuratë sado modeste për secilin anëtarë në vendëlindje.

Çdo ditë fluksi i mërgimtarëve po shtohet në autoudhët e EU për ca ditë pushimi në brigjet e bukura shqiptare dhe çmallje me familjet në tokat e të parëve.

Në këto pak ditë të lira dhe shfrytëzimit më racional të kohës së pushimit në vendlindje me një vetëbesim në ngasje të sigurtë dhe kohës së çmuar shpesh me (o pa) faj po shtohen statistikat e viktimave dhe aksidenteve në komunikacion.

Solidarizimi me vozitës dhe apelet për vozitje t’kujdesshme thuajse janë bërë të kota. Çdo ditë shofim në rrjetet sociale foto të ndryshme të pikëve të kontrollit në regjion dhe shtetet fqinje, si dhe vlerat e larta të denimeve të shqiptuara nga policët rajonal.

Edhe Policia e Kosovës si masë shtesë për sigurinë në trafik së fundi ashpërsoi denimet duke i ngritë vlerën e gjobave disa herë.

Ditëve të fundit opinionit tonë ju servuan gjithandej në media stuhi ‘kërcënimesh’ duke fillu me gjoba të larta monetare si dhe ulje (denim) me pikë si masë vetëdijësimi për vozitësit e shpejtë. Mërgimtar i dashur kujdesë. Shpejtësia vret!