Ferizaj

Dënim me burgim efektiv ndaj A.Rr. për lëndim të lehtë trupor

By FerizajPress

October 15, 2021

Ferizaj, 15 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj tëpandehurit A.Rr.. shtetas i Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës sëProkurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor nganeni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.4 lidhur me nenin 31 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari i Divizionit Penal, pas mbajtjes sëshqyrtimit gjyqësor, të pandehurin A.Rr. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgimefektiv në kohëzgjatje prej nëntëdhjetë (90) ditëve

I pandehuri akuzohet se më 21.10.2019, në Shtime saktësisht në oborrin e shkollës sëmesme profesionale, së bashku me dy të mitur, pas një mosmarrëveshje dhe fjalosjeverbale me të dëmtuarit duke vepruar në bashkëkryerje fillojnë të i sulmojnë fizikisht tëdëmtuarit me mjete të forta (boks të hekurt shufër metalike) mjete të përshtatshme përshkaktimin e lëndimit të rëndë trupor ku i pandehuri godet të dëmtuarin Sh.A. me boks tëhekurt në pjesën e pasme të kokës e vazhdon ta godet edhe të dëmtuarin D.M. në pjesën efytyrës në mollëzën dhe vetullën e majtë, si dhe të dëmtuarin tjetër A.M. në kokë në pjesën

ballore, me ç’rast u shkakton lëndime të lehta trupore të cilat lëndime rezultojnë mepasoja të përkohshme për shëndetin.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15)ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatëssë Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.