Persona të pandërgjegjshëm, kanë shkatërruar dhe thyer inventarin e klasës së parashkollorëve në Shkollën Fillore “ Idriz Seferi” në Bob.
Ngjarjen nga afër e përcolli Kryetari i Komunës Besim Ilazi, i cili e dënoi këtë akt vandal, ndërsa tha se çdo akt i tillë ndaj institucioneve publike, dëmton rëndë edhe imazhin e vendit, ndërsa shpresoi në zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.
Aktin vandal në shkollën e fshatit Bob, e dënoi edhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda dhe drejtoresha Florije Berisha Zeneli, e cila tha se me rastin është njoftuar edhe stacioni i policisë në Kaçanik, i cili është duke shqyrtuar rastin.