Lajme

Demolli: FSK një hap afër transformimit në ushtri

By FerizajPress

December 13, 2016

Bashkë me kryeministrin në Gjilan ishte edhe ministri Haki Demolli, i cili pas takimit tha se e informoi kryeministrin për të arriturat e FSK-së për këtë vit.

Demolli gjithashtu tha se përgjigja pozitive nga NATO hap rrugën për intensifikimin e marrëveshjes së FSK-së dhe NATO-s.

“Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë një  hap më tutje në përgatitjen e FSK-së për transformimin në FAK, kuptohet se edhe ne tashmë jemi të gatshëm vetëm presim vendimmarrjen politike në Kuvendin e Kosovës”, tha Demolli.

.