Demokratët e quajnë të lartë taksën për “Rrugën e Kombit”

By FerizajPress

July 27, 2016

Sipas demokratëve, qytetarët e varfër të vendit do të duhet të paguajnë 10 euro për të kaluar në këtë rrugë, ndërsa shuma është 33% më e lartë se ajo e sugjeruar nga ekspertët.

Partia Demokratike paralajmëron se do ta anulojë këtë koncesion që opozita e konsideron të dyshimtë.

Deputetja Jorida Tabaku shprehet se kjo është një aferë e pastër me miliona euro në vit dhe një barrë e re e vendosur në kurriz të shqiptarëve.

“Po taksa e qarkullimit që është rritur në dy vjet me 240 lekë, për çfarë përdoret në një kohë që mirëmbajtja e rrugëve është në minimumin historik?! Përpara se të merrej ky vendim duhej bërë një analizë e plotë, shteruese dhe shumë serioze e kosto-përfitimeve, një analizë e plotë e impaktit ekonomik, një analizë e plotë e impaktit në turizëm, kur dihet se turistët nga Kosova mbizotërojnë në plazhet shqiptare”, ka thënë Tabaku.

.