Ferizaj

Demokracia Studentore kontribuon në ngritjen e kapaciteteve për studentët e Ferizajt

By FerizajPress

August 30, 2016

Organizata “Demokracia Studentore” ka filluar me organizimet e kurseve pa pagesë për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikaura në Ferizaj në lëndët kryesore si Statistikë, Matematikë dhe Kontabilitet.

“Pas pushimeve verore kemi filluar me aktivitete që ngritin cilësinë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Duke dikur faktin që tashmë është afruar afati i Shtatorit për studentët të cilët kanë provime në këtë afat ne kemi filluar me lëndët më kryesore si Statistika, Matematika dhe Kontabiliteti.” ka thënë Mexhid Ramusa, kryetari i organizatës “Demokracia Studentore”

“Ne e kemi parasysh që tani nuk ka ligjerata në Universitet dhe duke duke pasur parasysh që kurset private janë të shtrenjta për studentët, duke ditur gjendjen e tyre financiare ne po mbajmë kurse në lëndët kryesore dhe që studentët kanë hasur më së shumti vështirësi gjatë studimeve.Personalisht jam shumë i kënaqur që numri i studentëve të interesuar është shumë i madh, ku në të tria lëndët numri i të interesuarve tejkalon mbi 50 studentë. Ne dëshirojmë që përmes aktiviteteve të ngjashme të ngritim cilësinë e studimeve” tha  Ramusa