Organizata “Demokracia Studentore” dhe Kompania “Elita Consulting” sot nënshkruan marrëveshje e cila është arritur ditë më parë për trajnime falas për studentët nga qyteti i Ferizajt.
“Sot nënshkruam marrëveshjen e cila është arritur ditë më parë me Kompaninë “Elita Consulting”. Cdo tre muaj do të trajnohen falas 50 studentë. Përmes kësaj marrëveshje synojmë t’i përgatisim të rinjtë për tregun e punës përmes trajnimeve profesionale.” tha kryetari i Demokracisë Studentore Mexhid Ramusa
Marrëveshja është arritur në fushat:
- Kontabilitet dhe Tatime praktike 2. Ndërmarrësi dhe përgaditje të plan bizneseve 3. Menaxhim biznesi 4. Prokurim publik, përgaditje të dosjeve 5. Grante dhe Subvencione, përgaditje të projekteve 6. Menaxhim i marketingut
Këto trajnime janë në dobi të studentëve dhe të rinjve të qytetit të Ferizajt e cila është marrëveshja e parë profesionale në qytetin e Ferizajt që synon të ngrisë cilësinë dhe të përgatit të rinjtë për tregun e punës.” Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë “Elita Consulting” z. Murat Murati shprehet se “Është kënaqësi të jemi në shërbim të studentëve dhe të rinjve. Elita Consulting falenderon krerët e Demokracisë Studentore për një bashkëpunim të tillë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë të punojmë vullnetarisht për të rinjtë e këtij qyteti. Më gëzon fakti kjo organizatë ka entuziazmin për të punuar për rininë dhe ne jemi të hapur për të bashkëpunuar gjithmonë në favor të rinisë”