Delegacioni kosovar ka përfunduar takimin me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, të zhvilluar në Bruksel. Pjesë e takimit ishin presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zv/kryeministri Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli si dhe Dardan Gashi. Pas përfundimit të takimit, liderët institucional deklaruan se janë optimist se Kosovës do t’i hiqen vizat dhe se raporti i KE-së do të jetë pozitiv. Ndërsa, një takim tjetër këto momente është duke zhvilluar presidenti Thaçi me homologun e tij nga Serbia, Aleksandër Vucic. Ekipi i “Indeksonline” po qëndron në Bruksel dhe do t’ju raportojë për informacione më të reja…