Lajme

Delegacioni i FSK’së bën homazhe në Gllogjan

By FerizajPress

March 24, 2017

Me këtë rast Ministri Demolli, Komandanti, gjeneral Rama dhe stafi i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u pritën në shtëpinë e deputetit Daut Haradinajt, në Gllogjan.

Delegacioni i FSK-së me këtë rast në Gllogjan nderoi sakrificën e Familjes Haradinaj, dëshmorëve të Dukagjinit si dhe sakrificën e të gjithë popullit për liri, thuhet në komunikatën për media.

Kjo ditë shënon edhe 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake të Serbisë. /Express/