Lajme

Delawie: Të ndiqen penalisht kriminelët

By FerizajPress

August 11, 2016

Greg Delawie, ambasador i SHBA-së në Kosovë, në një paraqitje të tij në një panel diskutimi, të enjten, në Festivalin Ndërkombëtar të Filimit Dokumentar DokuFest, është adresuar ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Në kuadër të festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFest, sot është mbajtur një panel diskutimi për mungesën e përkushtimit të institucioneve për ta luftuar korrupsionin. Aty u tha se duhet të ndodhë një ndryshim psikologjik tek qytetarët.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, nuk ishte në panelm por mori fjalën dhe tha se po përpiqen të kontribuojnë në sundimin e ligjit, edhe për ndjekje penale e për parandalimin e rasteve kriminale.

“Është mirë të ndiqen penalisht kriminelët, por edhe më mirë që të parandalohen ata të bëhen kriminel”, tha Delawie.