Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar sot në rrjetin social ‘Twitter’ për kërkesën e pjesëtareve serbë që të largohen nga Forcat e Sigurisë. Me këtë rast, Delawie është i shqetësuar me frikësimin e serbëve të FSK’së nga jashtë. Ai ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për dorëheqjet e fundit të pjesëtarëve serbë të FSK-së. “Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”, ka shkruar Delaëie në një postim në profilin e tij në Twitter Ndryshe, FSK kanë theksuar se arsyetimi i dhënë në kërkesën e dorëheqjes së këtyre pjesëtarëve është presioni i rritur nga Qeveria e Beogradit dhe kërcënimi për ta dhe familjet e tyre./Indeksonline/