Në biografinë e tij, ai flet edhe për Kosovën, roli i të cilit ka qenë shumë i rëndësishëm gjatë luftës, shkruan lajmi.net.
Në vitin 2008 ai mori çmimin e Nobelit për Paqe për rolin e e tij në sjelljen e pavarësisë në Namibia, tërheqjen e Serbisë nga Kosova, demolimin e armëve në Irlandën e Veriut dhe autonominë për Aceh në Indonezi.
Lista e Ahtisaarit e kontakteve ndërkombëtare dhe përvoja e tij globale, janë të jashtëzakonshme, emri i tij është ai që më së shumti përmendet kur botës i duhet dikush që të përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.
“The Mediator” është një biografi e autorizuar, e bazuar në intervistat e gjëra me vetë Ahtisaarin, si dhe familjen e tij, miqtë dhe kolegët./Lajmi.net/