Lajme

Del në shitje Audi e Princit Harry, me të cilën e mori Meghan Marklen

By FerizajPress

August 02, 2018

Mbretëria e ka përdorur këtë RS6 Avant me 552 kuajfuqi për ta vozitur atëherë gruan e tij të ardhshme, për në dasmën e Pippa Middelton.

Ky Audi RS6 është model i vitit 2017 ndërsa ka çati nga xhami, ulëse me ngrohje, asistim ‘night vision’, sistem Bose të zërimit e ekran 7 inç.

Nën kafano ka motorin twin-turbo 4.0 litërsh V8 i cili prodhon 552 kuajfuqi.

Është i porositur me ‘Dynamic Pack’, e cila i heq limitin e shpejtësisë, transmeton koha.net.

Audi RS6 i Princit Harry, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda e atë maksimale prej 280 kilometra në orë, ndërsa ka vetëm 7184 kilometra të kaluara.

Vetëm gjërat shtesë të porositura me këtë veturë kushtonin 12 mijë euro, duke e rritur çmimin e veturës kur është blerë në 102 mijë euro.