Lajme

Deklarohet Mogherini, por nuk jep asnjë detaj rreth marrëveshjeve të mundshme

By FerizajPress

February 02, 2017

“Në takimin tonë sot ne i kemi vazhduar diskutimet që i kishim më 24 janar. Unë jam e inkurajuar me konstruktivitetin e treguar nga të dyja palët”, thuhet në deklaratën e Mogherinit, transmeton lajmi.net.

Ky angazhim dhe vullnet politik kontribuon në uljen e tensioneve dhe ne do të vazhdojmë punën në këtë frymë.

Dialogu është proces shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën, por gjithashtu edhe për rajonin dhe BE-në. Përparimi në normalizim të marrëdhënieve është çelës për të dyjave vendet që të mbajnë paqen dhe të avancojnë drejt BE-së.

Të gjithë pjesëmarrësit sot konfirmuan që do të punojnë së bashku brenda dialogut, thuhet në deklaratë.

Në fund, Mogherini ka falënderuar presidentët Thaçi dhe Nikoliq dhe kryeministrat Mustafa dhe Vuçiq. /Lajmi.net/