Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e ka vizituar objektin e “Viva Fresh Store”, i cili është djegur mbrëmë nga zjarri.
Ai ka thënë se është fat që nuk kishte dëm në njerëz.
“Të gjithë u zgjuam sot, me tronditjen që shkaktoi fatkeqësia e zjarrit, me dëme shkatërrimtare në “Viva Fresh Store” në Ferizaj. Sot, në mëngjes dolëm bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, Luan Salihun nga Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, për të parë nga afër dëmet dhe përgëzuar ekipet e zjarrfikësve që bën maksimumin për të minimizuar dëmet materiale”.
“Fatmirësisht, nuk ka asnjë dëm në njerëz, gjersa për dëmet materiale dhe shkaktimin e zjarrit, fjalën e kanë organet përgjegjëse shtetërore”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook.