Sport

Deklarata e dhimbshme e futbollistit të Spanjës pas eliminimit

By FerizajPress

July 02, 2018

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo Moreno, me anë të një fotoje të publikuar në instagram tek duke me lot në sy ka shkruar edhe një mesazh për gjendjen e tij dhe të skuadrës pas eliminimit nga Botërori. Në postimin e tij Rodrigo Moreno shkruan: “Sporti më ka mësuar se shpeshherë , pavarësisht sakrificës dhe vet përmirësimit, jeta nuk na ofron gjithmonë atë që dëshirojmë në kohën apo mënyrën që ne duam. Mërzia dhe dhimbja janë pjesë e jetës tonë, dhe sa herë që tentojmë t’u shmangemi atyre, ne të gjithë i kemi kaluar, jemi duke i kaluar ose do t’i kalojmë momente apo situata e tilla. Është shumë e rëndësishme që t’i pranojmë këto momente, të vajtojmë në paqe me vetveten, duke e ditur se ato janë gjithmonë aty dhe duke ia lënë kohës që t’i shërojë pak nga pak. Sot pa dyshim është dita më e keqe e jetës sime profesionale, por e nesërmja fillon me ditë të re, një mundësi e re për ta provuar përsëri me lumturi atë që dua. Faleminderit familjes sime, shokëve të mi dhe gjithë juve për mesazhet . Jam shumë krenar që kam prezantuar Spanjën!”.