Didier Deschamps ka folur pas gjysmëfinales ndaj Belgjikës. Ai u shpreh shumë krenar me arritjen në finalen e Kupës së Botës, përcjellë “Lajmi.net”. “Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi. Ata janë të rinj, por sonte treguan karakter dhe mentalitet”, deklaroi Deschamps. “Ishte e vështirë, goli erdhi nga një mbrojtës. Kishim punuar shumë në repartin defensiv, dhe mendoj se mund të shënonim edhe një për ta “vrarë” ndeshjen. I heq kapelën të gjithë lojtarëve dhe stafit tim”. “Kemi 49 ditë së bashkë, dhe kemi kaluar shumë së bashkë. Finalen e humbur 2 vite më parë në Europian kundër Portugalisë nuk e kemi përtypur ende. Duam fitoren në këtë Botëror”, shtoi ai. /Lajmi.net/