Deklarata e BE-së për 7 ligjet, reagon Rama

By FerizajPress

July 27, 2016

Rama thekson se, mos miratimi i shtatë ligjeve bllokon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa për deklaratën e bërë nga kreu i PD­-së, Lulzim Basha se po synohet prishja e konsensusit të arritur, Kryeministri thotë se e gjitha kjo është një sajesë. Kreu i PS­së i rikthehet sërish konsensusit duke provokuar liderin e opozitës pasi thotë sePD dha konsensus vetëm pasi ishin bërë 94 vota pro reformës.

Reagimi i Ramës:

E bojkotuan me muaj të tërë Komisionin e Reformës në Drejtësi dhe tani thonë s’kemi lexuar as projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës!

Ankohen se një dorë e zezë po prish konsesusin, sepse u kërkohet thjesht të bëjnë detyrën dhe të vijnë në komision për të mbyllur sa më parë ligjin kyç (Vetingun); pa të cilin Brukseli nuk i hap dot rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë!

Dhe vazhdojnë akuzat qesharake direkte apo të nënkuptuara, kundër një komploti që e paskan shpartalluar me fuqinë imagjinare të një konsensusi, të cilin në fakt e dhanë (kur u ça muri shurdh i Shqupit e ishin bërë 94 votat e nevojshme) mu në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE, pas 21 korrikut, të gjithë ata që do votonin kundër reformës. Po ja e vërteta rreth kësaj sajese të re, shprehur nga aleatët strategjikë përmes mediave.

.